Deputetët kanë kaluar një amandament të propozuar nga Komisioni funksional që përpiloi Projektligjin për Pagat në sektorin publik, i cili zëvendësministrave ua mundëson të marrin paga edhe pas përfundimit të mandatit të tyre.
Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.
Për këtë amandament, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të hiqej pasi e konsideroi si të padrejtë.
Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu deklaroi se zëvendësministrat nuk mund të krahasohen me pozitat e presidentit, kryeministrit apo deputetëve të “zgjedhur nga populli”.