Zëvendësministrat Gecaj dhe Emini vizituan komunën e Podujevës

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, të shoqëruar nga nënkolonel Nevruz Hasani nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë, vizituan komunën e Podujevës dhe stacionin e policisë.

Në takim me nënkryetarin e komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, diskutuan për masat që kanë ndërmarrë komuna dhe Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës me Covid-19. Gjatë takimit u vlerësua se është shumë i rëndësishëm koordinimi i të gjithë akterëve relevant, në mënyrë që të ketë një menaxhim më efektiv të situatës.

Zëvendësministri Gecaj vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, si me të gjitha komunat tjera, do të mbështesë komunën e Podujevës me të gjitha kapacitetet e saja, me qëllim të tejkalimit sa më shpjetë dhe me pak pasoja këtë pandemi.

Ndërsa gjatë vizitës në stacionin Policor të komunës së Podujevës, u vlerësua se Policia e Kosovës krahas angazhimit në këtë periudhë, njëkohësisht është duke u përkujdesur për situatën e përgjithshme të sigurisë. Në këtë komunë u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është brenda parametrave normal.  


Të ngjashme