Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë këtij muaji ka pranuar mbi 70 raporte të punës nga zëvendësministrat e tij, përderisa shumë shpejt do ta ketë një takim të përbashkët me të gjithë zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria “Haradinaj” i ka 21 ministri dhe hiç më pak se 78 zëvendësministra.
Zyrtarë për informim të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” për dhjetëra raporte të punës që i kanë pranuar deri më tani nga zëvendësministrat, por nuk kanë treguar datën se kur do të mbahet ky takim i përbashkët, shkruan zeri.
Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës thonë se një numër kaq i madh i zëvendësministrave s’ka çfarë pune të bëjë në Qeveri. Sipas tyre, zëvendësministrat vetëm se janë shndërruar në pengesë për të punuar në dikasteret qeveritare.