Zëvendësministret e MIE-së vizitë zyrtare në Tiranë

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 16:04 | Nga

Zëvendësministret e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj dhe Rita Hajzeraj Beqaj kane realizuar vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë ato kanë takuar homologet e tyre të Ministrisë së Integrimit Evropian si dhe homologët nga ministritë e tjera relevante me të cilat ka bashkëpunim.

“Gjatë takimit me Zëvendës Ministret e Integrimit Evropian, znj. Xhixho dhe znj. Cani kanë diskutuar për proceset  dhe sfidat e Shqipërisë për integrimin në Evropë. Me Zëvendës Ministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, znj. Gjebrea Hoxha kanë diskutuar për menaxhimin e periudhës para dhe pas liberalizimit të vizave (Post Visa Mechanism) ndërsa me Zëvendës Ministrat e Arsimit dhe Sportit, z. Dimraj dhe znj. Malaj kanë diskutuar për përvojën dhe aplikimet në programet e BE-së, veçanërisht ato në fushën e arsimit si Erasmus dhe Horizont 2020”, thuhet në komunikatën ministrore.

Në fund të këtyre takimeve u theksua edhe njëherë rëndësia e veçantë që ka bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në çështjet që janë të rëndësishme për rrugëtimin në integrimin evropian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme