Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, vizitoi dhe mbajti ligjëratë në Akademinë e Shërbimit të Jashtëm të Bangladeshit.
Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Ahmeti foli për zhvillimin, shtet-ndërtimin dhe politikën e jashtme të Kosovës. Ai shpjegoi rrugën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar Kosova deri tek pavarësia.
Përveç kësaj, z. Ahmeti paraqiti situatën aktuale të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe planet e saj për të thelluar marrëdhëniet bilaterale dhe krijimin e marrëdhënieve të reja, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Në fund, zëvendësministri Ahmeti, përmes fakteve konkrete paraqiti para të pranishmëve progresin dhe zhvillimin ekonomik që po përjeton Kosova duke përfshirë edhe potencialet që ka si vend në fusha të ndryshme.