Zëvendësministri Ahmeti takoi ministrin e Tregtisë së Bangladeshit TipuMunshi

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Popullit të Bangladeshit, z.TipuMunshi.

Zëvendësministri Ahmeti, vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua mbi Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik dhe themelimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik, me përfshirjen e bizneseve të të dyja vendet.

Të dyja palët theksuan se ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe u pajtuan që përveç marrëveshjeve të arritura, të ndërmarrin edhe nisma të reja.

Të ngjashme