Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim, mori pjesë në Konferencën për Migracion në Vjenë (VMC).
Konferenca e Migracionit në Vjenë është ngjarja kryesore vjetore e Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) për diskutimin e çështjeve më sfiduese dhe të rëndësishme politikisht në fushën e migracionit.
Në këtë konferencë të mbajtur në platformën online, përveç zëvendësministrit të MPB-së z. Bayram, morën pjesë vendimmarrës politikë, ekspertë të qeverive dhe përfaqësues nga bota akademike, media dhe shoqëria civile.
Gjatë kësaj konference u diskutuan edhe çështje të tjera rreth pandemisë COVID-19, të cilat po ndikojnë ne gjithë botën.