Zëvendësministri Gecaj vizitoi Kaçanikun dhe Hanin e Elezit

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, kanë vizituar komunat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Gecaj u njoftua për angazhimet që janë duke i bërë komuna Kaçanikut dhe Hanit të Elezit me rastin e parandalimit të shpërhapjes të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid-19, njofton Klan Kosova

Në këto takime u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit të nivelit komunal, me qëllim për të bashkërenduar nevojat për parandalim.

Gjatë kësaj dite, zëvendësministri Gecaj ka vizituar edhe stacionet policore të komunës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte për të parë nga afër punën në terren, në zbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për masat kundër pandemisë me Covid-19.

Të ngjashme