Zëvendës ministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj në takimit e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, ka propozuar që të ketë një javë pushim për të gjithë procesin mësimor, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se 12 shkolla janë duke mbajtur mësimin online, raporton Ekonomia Online.
“Është një shkallë e ngritjes së infektimeve dhe në kuadër të këtij vlerësimi kamë marrë kërkesë nga IKSHPK-ja të lejohen dy javë ditë pushim në sektorin e arsimit”, tha ai.
Ai tha se kanë dalë me propozim një plus një që nxënësit të shkojnë në pushim një javor dhe në fund të javës të bëhet vlerësim i trendëve që të vendoset si të shkohet më tutje.
“Konsideroj se masat të tilla duhet të merren si pjesë e një pakoje në nivel nacional për arsye të shumësisë së infektimit. Ne kemi dalë me propozim një plus një dhe ti ruajmë resurset në arsim”
Ai tha se duhet të merren vendimet përkatëse për gjithë sektorët dhe tha se do ti respektojnë vendimet e komitetit për luftimin e pandemisë.