Milan Radojeviq aktualisht është duke e ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Radojeviç i cili pozitën e zëvendësministrit në MPB- e mori pas hyrjes së Listës Serbe në koalicion me LDK-në, AAK-në dhe Nismën për krijimin e Qeverisë “Hoti”, së fundmi i ka hyrë garës edhe për kryetar të Mitrovicës së Veriut.
Ai tashmë veçse ka filluar aktivitetin parazgjedhore për tu ballafaquar edhe me 3 kandidatë të tjerë në zgjedhjet e 29 nëntorit të këtij viti.
Por a ka mundësi që ai t`i mbajë dy pozitat njëkohësisht?
Ata kanë pohuar se në rast se i njëjti fiton besimin e qytetarëve në Mitrovicën e Veriut për të udhëhequr me komunën, ai duhet të dorëhiqet nga pozita e zëvendësministrit në MPB.
Të paktën kështu ka pohuar për Gazetën Express, Mazllum Baraliu.
“Ai duhet patjetër që në momentin që bëhet certifikimi i rezultateve dhe ai e fiton shumicën në mesin e kandidatëve për kryetar ai duhet të jap dorëheqje domosdoshmërish”.
Sipas tij detyra në nivelin qendror dhe ajo e nivelit lokal nuk përputhen.
“Është e papërputhshme detyra në nivel qendror me atë të kryetarit në komunë e që ka krejt karakter të ndryshëm”, ka thënë më tutje ai.