Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, me bashkëpunëtorë qëndroi në një vizitë në Maqedoninë, me ç’rast ka takuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Sipas një komunikate nga MPB, në këtë takim u bisedua për raportet mes të dyja shteteve, si dhe në përpjekjet që po bëjnë Kosova dhe Maqedonia në agjendën e integrimit evropian të dy vendeve, transmeton Ekonomia Online.
Zëvendësministri Shkodra gjithashtu gjatë kësaj vizite u prit edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.
Në këtë takim u diskutua për raportet mes dy vendeve, në veçanti në fushën e sigurisë me theks të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.
“Të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dyja vendeve dhe thellimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në komunikatë.