Zëvendësministri i MPB-së viziton Maqedoninë, takon kryeparlamentarin Xhaferi

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 14:40 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, me bashkëpunëtorë qëndroi në një vizitë në Maqedoninë, me ç’rast ka takuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas një komunikate nga MPB, në këtë takim u bisedua për raportet mes të dyja shteteve, si dhe në përpjekjet që po bëjnë Kosova dhe Maqedonia në agjendën e integrimit evropian të dy vendeve, transmeton Ekonomia Online.

Zëvendësministri Shkodra gjithashtu gjatë kësaj vizite u prit edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Në këtë takim u diskutua për raportet mes dy vendeve, në veçanti në fushën e sigurisë me theks të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

“Të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dyja vendeve dhe thellimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme