Sot, zëvendësministri i MBPZhR-së, z. Imri Demelezi mori pjesë në takimin virtual të organizuar nga Komisioni Evropian në Kosovë – Nënkomiteti për Agrokulturë dhe Peshkatari. Takimi zhvillohet si pjesë e dialogut politik në kuadër Procesit të Stabilizim Asociimit.
Zyrtarët e MBPZHR-së dhe AUVK-së me përfaqësuesit e departamenteve përgjegjëse për fushat e kapitujve të diskutuar kontribuan gjatë takimit tërë ditor në pyetjet dhe diskutimet për raportimet paraprake.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e përmirësimit të Sigurisë Ushqimore në Kosovë bazuar në kapitullin e njëmbëdhjetë për Agrokulturë dhe Zhvillim Rural, kapitullin e dymbëdhjetë për Siguri Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitari, dhe kapitullit të trembëdhjetë për Peshkatarinë.
Si MBPZhR, ne do të përcjellim me shumë kujdes zhvillimet e secilit sektor përgjegjës për të përmirësuar gjendjen aktuale dhe njëherit falenderojmë Komisionin Evropian për kontributin e tyre, sidomos deri në nivelin e procesit të digjitalizimit të AUVK-së, dhe përkrahjes së vazhdueshme për MBPZHR-në, proces i cili do t’i kontribuoj jashtë mase përafrimit të standardeve tona me ato të BE-së, dhe kjo do jetë së pari kontribut për fermerët, prodhimin tonë dhe konsumatorët e të dyja palëve, të Kosovës dhe të BE-së.
Qeveria Kurti II, kabineti ministror, është i përkushtuar për rritjen e standartit, përkrahjes, transparencës së plotë dhe politikave që përputhen plotësisht me nevojat e fermerëve, operatorëve tjerë në zinxhir të ushqimit, mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të konsumatorëve.