Zëvendësministri Rexhep Kadriu inspektoi punimet në asfaltimin e Zasellës së Mitrovicës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:18 | Nga

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu, të mërkurën inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës që i lidhë Zasellën dhe Cërrnushën me rrugën kryesore N2, në hyrje të Mitrovicës dhe me atë R129, Bajgorë-Mitrovicë.

Kjo rrugë, e gjatë rreth 2.5 kilometra, do të kushtojë mbi 346 mijë euro. Ajo do të realizohet me tërë infrastrukturën e nevojshme siç janë pahitë elastike në zonat e kthesave dhe bankinat anësore.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kanë ndikim direkt në jetën e qytetarëve dhe ngritjen e perspektivës për zonat turistike të vendit.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme