Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Isa Xhemajlaj së bashku me Kolonel,Ragip Bunjaku nga Policia Kufitare,si dhe Samir Krasniqi nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit,kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë.
Fillimisht zëvendësministri Xhemajlaj ka vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, ku është pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milko Berners, me të cilin kanë biseduar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e sigurisë midis dy shteteve.
Në kuadër të vizitës zëvendësministri Xhemajlaj vizitoi edhe Drejtorinë e Policisë së Bullgarisë, ku është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Policisë Kufitare, Svetlan Kichikov, si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe EU-së. Në këtë takim u vu në dukje qëllimi që kanë të dy shtetet në thellimine bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në menaxhim kufitar.
Po ashtu janë mbajtur edhe disa takime me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme për Siguri nga Zjarri dhe Mbrojtje Civile dhe është vizituar Qendra për Menaxhim Kufitar, si dhe Qendra për Menaxhim Emergjent.
Delegacioni i Kosovës i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Sofje, Edon Cana kanë takuar Ambasadorin e Japonisë ne Sofje,shkëlqesinë e tij Masato Watanabe, të cilin e kanë falënderuar për ndihmën që ka dhënë shteti Japonisë për Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizitave është diskutuar edhe për Seminarin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje në shkurt të vitit 2019, që organizohet nga ambasada Japoneze dhe autoritet Bullgare. Ky Seminarka të bëjë me Menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore në Ballkan.Kosova do të jetë pjesëmarrëse dhe të japë kontributin e saj profesional në këtë Seminar.