Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë janë në proces të përzgjedhjes së shkollave për të marrë pjesë në testin PISA. Përzgjedhja tha se po bëhet nga një numër i madh i nxënësve, ku pjesëmarrja e tyre shkon në 7 mijë, raporton Ekonomia Online.
Teksa foli për procesin mësimor në vend, ajo tha se po zhvillohet sipas skenarit të rikthimit.
Ajo ka folur edhe për pagesën prej 78 mijë euro për tekste shkollore.
“Procesi mësimor po zhvillohet mirë. Nga 775 institucione, 772 po punojnë me skenarin e rikthimit. Numri i personave me Covid në institucionet shkollore janë 72 mësimdhënës me covid19, 101 pjesëtare të tjerë të personelit, dhe 248 nxënës”, tha ajo.
Maloku-Bërdyna foli edhe për projektet që i ka ky dikaster. Ajo foli edhe për testin PISA, duke thënë se janë bërë disa përgatitje dhe janë në procesin e përzgjedhjes së disa shkollave.
“Projektligji për edukimin e fëmijërisë së hershme ka kaluar diskutimin paraprak. Strategjinë që do të marrë MASHT ndër të tjerë ajanë, sigurimi i mbështetjes, lirimi nga pagesa për familjet me nevojë, fëmijët me nevoja të veçanta. Ministria ka ndarë buxhet për tekste shkollore. Këto ditë është marrë vendim për ndarjen e pagesës prej 78 mijë euro për tekste shkollore. Kemi përuruar ndërtimin e shkollën në Gllogjan të Deçanit, “Heronjtë e Dukagjinit” dhe ka vlerën mbi 900 mijë euro. Puna jonë është te kemi përfshirjen e komuniteteve. Kosova do të marrë pjesë në testin PISA. Janë bërë disa përgatitje dhe jemi në përzgjedhjen e disa shkollave dhe do t’i përzgjedhim nxënësit. Presim të zgjidhen 7000 nxënës”, tha ajo.