Zëvendësohen barrierat e dëmtuara në rrugët që mirëmbahen nga MIT

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, po punohet në zëvendësimin e pahive elastike (mbrojtëset e metalta) të dëmtuara apo të larguara nga qytetarët. 

Aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave. Ndërsa puna do të vazhdojë edhe në disa vende të Kosovës, prandaj kërkohet kujdes i ngasësve nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë. 

Qëllimi kryesor i MIT-së është që të ofrojë rrugë cilësore dhe të sigurta, prandaj presim mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre duke mos e dëmtuar pronën publike.​​

Të ngjashme