Zgjaten edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare nga ana e Gjermanisë

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare edhe gjashtë muaj pas 15 marsit, kur duhej të përfundonte si periudhë.

Kjo për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ka deklaruar ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, për numrin e së hënës (16.02.2026) të gazetës “Bild”, transmeton albinfo.

Sipas raportimeve, njoftimi i ri po i dërgohet edhe Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta, duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë së kancelarit Friedrich Merz.

“Ne po i zgjasim kontrollet kufitare me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë element i riorganizimit tonë të politikës së migrimit në Gjermani”, ka deklaruar Dobrindt.

Të ngjashme