Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë homazheve që ka bërë tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ka thënë se është duke pritur konfirmimin për takimin e së premtes nga Kurti e Osmani.
“Po presim për konfirmimin e takimi të së premtes, ditën e propozuar nga ne, do të jemi konstruktiv në frymën themeltare të LDK -së përfshirë edhe atë të Rugovës dhe secilit veprimtarë të LDK që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe jo në rrënimin e tyre”, tha ai.
Abdixhiku, pas homazheve që ka bërë tek varri i ish-presidneit Rugova , tha se idetë tradicionale të LDK-së mbesin të përhershme dhe se do të vazhdojë t’i kultivojë.
“Sot pe e nisim nga këtu për të nderuar dhe kujtuar jo vetëm kryetarin e parë të LDK-së , por edhe themeltarin Republikës së Kosovës, dhe nga këtu dërgojmë mesazhe se idetë tradicionale të LDK-së mbesin të përhershme dhe do t’i kultivojmë edhe në këtë pjesë tonën. E kaluara jonë na bën krenar dhe e ardhmja ndërtohet duke respektuar të shkuarën dhe duke i dhënë përgjigje çështje të Kosovë qe janë emergjente për vendin”, tha ai.
Abdixhiku të dielën më 15 mars është zgjedhur kryetar i LDK-së, duke pasur në këtë post Isa Mustafën.