Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online. “Nuk kam ndërruar mendim”, u përgjigj Veliu. Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit. Tre deputetë të Lidhjes Demokratike […]
Zgjedhja e presidentit, Veliu thotë se nuk ka ndërruar qëndrim

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
“Nuk kam ndërruar mendim”, u përgjigj Veliu.
Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në votim, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit. Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.











