Qendrat e votimeve janë hapur në Pakistan në zgjedhjet nacionale në frymën e keqe të sulmeve vdekjeprurse.
Votimet e 25 korrikut përballin liderin opozitar Imran Khan’ Tahreek-eInsaf kundër ish kryeministrit Naëaz Sharif.
Një shkëmbim me armë zjarri u raportua në qendër të votimit në një zonë të veriut të Pakistanit, duke lënë të vdekur një aktivist opozitar dhe katër të lënduar.
Sondazhet shfaqin një garë të ngushtë në mes të partisë së Khan që ka 30 për qind, e që është përpara partisë që po udhëheq me vendin.
Në vendin e tretë është Partia Popullore e Pakistanit, të cilën e udhëheq djali i ish kryeministrit Benazir Bhutto, i cili ishte vrarë më 2007.