Zgjedhjet e 14 shkurtit – sot pritet që Supremja të vendosë edhe për gjashtë ankesa të partive politike

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Sot është afati i fundit që Gjykata Supreme të vendos lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre, transmeton Telegrafi.

Më poshtë shihni vendimet e Supremes për nëntë ankesa, për të cilat ka vendosur një ditë më parë:  

Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)

Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)

Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme