Kandidatja për Presidente e krahut të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka njoftuar se po mënjanohet si udhëheqëse e partisë së saj Fronti Kombëtar. Termi francez që ajo përdori tregon se lëvizja për tu mënjanuar do të ishte e përkohshme, raporton BBC.
Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi ajo arriti në raundin e dytë të zgjedhjeve franceze, ku do të përballet me kandidatit e qendrës, Emmanuel Macron.
Le Pen tha për “French TV” se duhej të ishte mbi konsideratat partiake.
Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Macron është favorit për raundin e dytë, por Le Pen tha: “Ne mund të fitojmë, ne do të fitojmë”.
Ajo tha për “Francës 2” se Franca po i afrohej një “momenti vendimtar”.