Zgjedhjet në Itali – Berlusconi po fiton

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 09:46 | Nga

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Itali tregojnë se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Në epërsi është koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Sipas sondazheve, ai pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë.

Formimi i qeverisë mund të marrë disa javë negociata.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë.

Gazeta e përditshme italiane Il Fatto Quotidiano ka në ballinë titullin “Gjithçka do të ndryshojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme