Zgjedhjet në Mal të Zi mund të shtyhen për në tetor

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Për shkak situatës me Coronavirusin e ri në Mal të Zi, kryetari i Këshillit drejtues të Qendrës për monitorim dhe hulumtim, Zllatko Vujoviq, vlerëson se zgjedhjet, të cilat janë caktuar për më 30 gusht, duhet të shtyhen.

Afati kushtetues për mbajtjen e tyre është mesi i tetorit dhe sipas Vujoviqit, duhet t’u jepet mundësi punonjësve shëndetësor, por edhe qytetarëve, që situata të përmirësohet”.

Për shkak të koronavisut jeta nuk duhet të ndalet, por kjo nuk do të thotë se me çdo kusht duhet të organizohen zgjedhje në kohë kur situata epidemiologjike në vend është e keqe”, vlerëson Vujoviq.

Ai potencoi se “zgjedhjet duhet të mbahen edhe krahas Kovid-19, por në korniza të afatit kushtetues duhet të gjendet termin, madje edhe të fundit – 18 tetor”.

“Ndoshta epidemia do të jetë e fuqishme dhe në tetor, por mund të themi se kemi bërë gjithçka si persona përgjegjës dhe të zgjedhim terminin i cili u len hapësirë institucioneve tona shëndetësore për gjithë këtë”, tha Vujoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme