Deri në orën 17:00 dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni është 38,34 për qind.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në ora 17:00, numri i atyre që kanë dalë në zgjedhje shënon 665 985 votues.
Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski theksoi se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe se nuk janë regjistruar incidente të theksuara që do të ndikonin në procesin zgjedhor.
Derkovski u shpreh optimist për arritjen e censusit.
“Duke pasur parasysh këto shifra, është e qartë se censusi do të arrihet. Dita e zgjedhjeve mund të llogaritet si e suksesshme dhe pa probleme”, deklaroi Oliver, Derkoski, kryetar i KSHZ-së, shkruan Alsat M.