Votimi ka nisur edhe në veriun e Republikës së Kosovës, ku në garë janë nëntë kandidatë. Nga ta dy shqiptarë dhe shtatë serbë.
Ndërkohë që gazetari i Klan Kosovës nga veriu gjatë lidhjes direkte ka treguar se njëri kandidat serb tash e disa javë flenë në një tendë në Jarinjë.
“Njëri nga ata tash e disa javë po fle në një tendë në Jarinjë në pikën kufitare Kosovë-Serbi. Ai është i ikur nga Kosova pasi po kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Në një pronë të tij, në fshatin Varagë policia kishte gjetur armatim. Prokuroria Speciale e Kosovës po e kërkon atë për ta marrë në pyetje, por ai po i ikë kontaktit me institucionet e Kosovës”, tha gazetari.