Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë ka bërë të ditur se deri në ora 12:01 janë numëruar 1961 kuti të votimit nga 5199 sa janë gjithsej.
Deri në këto momente, siç njofton KQZ-ja, Partia Socialiste është në vendin e parë me 49.34% të votave, duke lënë pas Partinë Demokratike që ka vetëm 38.85%.
Në vendin e tretë me 7.11% të votave qëndron Levizja Socialiste për Integrim (LSI).