Zgjedhjet në veri – Cakolli përmend dy mundësi ligjore, mund të organizohet mini-referendum

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 14:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Si shkak i situatës së tensionuar në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka dal me disa kërkesa ndaj Kosovës në mënyre që situata atje të tejkalohet, e ndër ato kërkesa është që në ato katër komuna të ketë zgjedhje të reja dhe Qeveria të gjejë zgjidhje që në ato zgjedhje të marrin pjesë edhe serbët, raporton Ekonomia Online.

Në lidhe me këtë, Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se për këtë ekzistojnë dy mundësi ligjore që të mbahen zgjedhjet.

E para sipas tij, dhe më e thjeshta është që kryetarët e sapo zgjedhur përmes një marrëveshje politike të japin dorëheqje dhe kështu mund të organizohen zgjedhjet e reja.

“Ekzistojnë dy rrugëdalje ligjore për të pasur zgjedhje të reja të jashtëzakonshme në komunat veriore. E para është që kryetarët e rijnë për shkak të marrëveshjes politike që mund të arrihet të japin dorëheqje, që do të ishte proceduralishtë mënyra më e lehët”, tha ai, raporton EO.

Opsioni i dytë sipas Cakollit është që të bëhet sipas referendumeve, ku në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejt vote, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në pajtim me procedurat që janë prej 30 deri në 45 ditë.

“Së dyti është mundësia e largimit të kryetarëve me procese të votimit që në esencë janë mini referendume. Ku kërkohet që 20 për qind e votuesve më të drejtë vote të iniciohet kërkesë tekë kryetari i Kuvendit të Komunës, kjo përcillet në KQZ, pastaj KQZ organizon një lloj referendumi ku qytetarët pyeten se a jeni për apo kundër largimit të kryetarëve aktual. Në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejtë vote atëherë presidentja e shpall sërish zgjedhjet e jashtëzakonshme në pajtim me procedurat që janë prej 30 deri në 45 ditë”.

“Mundësi e dytë vlen vetëm për kryetarët e komunave për shkak se për asamble nuk ekziston mundësi e largimit apo shkarkimit të tyre një anshëm nga ana e qytetarëve”, tha ai. 

Të ngjashme