Zgjedhjet në veri – KFOR-i dhe Policia monitorojnë gjendjen e sigurisë

Mitrovicë e veriut | 23 Pri 2023 | 15:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

KFOR-i dhe me Policia e Kosovës që nga orët e para të mëngjesit kanë monitoruar situatën në veriun e Kosovës përderisa është duke u zhvilluar procesi zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Prej kur ka filluar procesi zgjedhor e deri më tani situata ka qenë e qetë dhe pa incidente.

Vendvotimin në Lagjen e Boshnjakëve e ka vizituar Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.

Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë kanë votuar në Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Të ngjashme