Emmanuel Macron është rizgjedhur president i Francës dy muaj më parë, duke e mposhtur në balotazh ekstremisten e djathtë, Marie Le Pen.
Por Macronit për realizimin e reformave të tij i duhet shumica në asamblenë kombëtare të Francës.
E raundi i dytë i zgjedhjeve po cilësohet i vështirë për presidentin francez, raporton BBC.
E majta ekstreme e Jean-Luc Mélenchon drejton një aleancë të majtë-gjelbër.
Ata e quajnë veten Nupes, që qëndron për Bashkimin Popullor të Ri Ekologjik dhe Social dhe sondazhet sugjerojnë se mund të ndalojnë presidentin të fitojë 289 vendet që i nevojiten për një shumicë të plotë.