Lionel Messi ka votuar për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës.
Sot nga ora 9:00 deri në orën 21:00 do të jetë i hapur procesi i votimit për president tek Barcelona, transmeton lajmi.net.
Laporta, Font dhe Freixa janë kandidatët për të cilët është duke u votuar sot në Barcleonë.
Sipas “Goal”, kjo është hera e parë që Lionel Messi merr pjesë në zgjedhjet e presidentit tek Barcelona duke kontribuar me votën e tij.
Argjentinasi shihet duke ardhur me djalin e tij për ta kryer obligimin, sipas mediave spanjolle, Juan Laporta është favoriti për fitore në këto zgjedhje
Fans chanting his name at 01:15 https://t.co/ZkXNxestMp
— Ankur (@AnkurMessi_) March 7, 2021