Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit, ka thënë se procesi zgjedhor nuk mund të konsiderohet i rregullt vetëm kur nuk ka përleshje me armë.
“Përndryshe proces i rregullt zgjedhor nuk mundet me u konsideru vetem kur nuk ka perleshje me armë. Deformimi i votës të qoftë vetëm një qytetari është krim i madh. Ky është rasti i radhës kur votat janë tjetërsuar”, ka shkruar ai mbi një dokument që sipas tij dëshmon tjetërsimin e votave të AKR-së.