Në një konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në vend, të cilat po i kërkon opozita.
Kryeministri tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi sipas tij, ajo zhdukët.
E, nga LDK-ja i janë përgjigjur deklaratave të kryeministrit.
Nënkryetari i LDK-së, Gazemend Muhaxheri kryeministrin e ka quajtur diktator.
Ai thotë se vetëm diktatorët duan ta zhdukin opozitën.
Muhaxheri thotë se qytetarët do të vendosin me vota se kush fiton në zgjedhje.
“Ëndrrat e diktatorëve janë me shkuar në zgjedhje e me zhdukë opozitën, inshallah si ka shkuar mendja kështu Kurtit. Varët nga qytetarët që votojnë se kush do t’i fitonte zgjedhjet”, u shpreh Muhaxheri për Front Online.
Lidhur me këtë temë ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ku e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti humorist, duke thënë se ai e ka humbur fuqinë e tij politike.
Shefi i GP të AAK-së e ka ftuar Kurtin të përballet me zgjedhje.