Zgjerohet perimetri i kërkimeve për dy policët e zhdukur

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 11:00 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se perimetri i hetimeve në kërkim të dy policëve të zhdukur është zgjeruar. Kërkimet janë duke u bërë në lumin Lepenc ku dyshohet se mund të kenë rënë trupat e policëve dhe në zonën malore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se edhe gjatë ditës së mërkurë janë duke u bërë hetime nga pjesëtarë të Policisë, Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe qytetarë vullnetarë.

“Nga ora 9: 00 e mëngjesit kanë filluar kërkimet. Në vendin e ngjarjes dhe në zonën malore është hapur perimetri i kërkimeve. Pjesa tjetër e njësitëve prej kilometrit të pestë dhe nga kufiri i Maqedonisë për herë të dytë është duke u kontrolluar. Sot në kërkim po marrin pjesë 150 persona, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka bërë të ditur Gashi.

Kjo është dita e katërt e kërkimeve që po bëhen për të gjetur dy policët që janë zhdukur nga aksidenti që u ka ndodhur të shtunën.

Policët e aksidentuar kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme