Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur Kryesinë e re.
Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi janë zgjedhur nënkryetarë, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetarët e deritanishëm Agim Veliu dhe Haki Rugova i kanë humbur pozitat. Ata nuk janë as pjesë e kryesisë, sikurse, Ismet Beqiri, Arban Abrashi e Skënder Hyseni.
Në takimin e Këshillit të Përgjithshëm, i cili ka zgjatur vetëm rreth 30 minuta, janë zgjedhur dhe Kryesia e sekretari i ri.
Imri Ahmeti, i cili është zgjedhur sekretar, në një deklarim për medie, tha se Këshilli ka miratuar propozimet e kryetarit me shumicë votash. “Vetëm tri vota kanë qenë kundër këtyre propozimeve, një abstenimin, kurse të gjithë tjerët kanë qenë unanime”.
Ahmeti ka mohuar se në mbledhje është diskutuar nëse do të kenë votë për Osmanin presidente.
Kryesia e re e LDK-së:
Kujtim Shala
Avdullah Hoti
Hykmete Bajrami
Arben Gashi
Armend Zemaj
Sibel Halimi
Doruntinë Maloku
Ekrem Hyseni
Ardian Shala
Xhafer Tahiri
Alban Zogaj
Vlora Dumoshi
Safet Kamberi
Brikenda Kryeziu
Fadil Krasniqi
Sokol Haliti
Teuta Sahatqija
Valon Murtezaj
Besian Mustafa
Lutfi Zharku
Muhamet Hamiti
Faton Bislimi
Rrezarta Krasniqi
Ilir Ferati
Besa Gaxherri
Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi
Kryetar i Forumit Rinor: Fidan Rekaliu