Zgjidhet problemi i thirrjeve nga Finlanda në Kosovë

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 16:57 | Nga

Më në fund është zgjidhur problemi i thirrjeve nga Finlanda në Kosovë. Konfirmimin nga agjencia për dhënien e licencave tek operatorët në Finlandë (Viestintävirasto) e kanë bërë tek portali “Gjiganti.com”.

Në pyetjet që janë parashtruar këtij institucioni javën e kaluar nga ky portal rreth rastit me Kosovën është thënë se operatorët nuk kanë kufizime në vendosjen e çmimeve por ata janë të detyruar që çmimet për të gjitha thirrjet t’i bëjnë publike.

Image
Pas premtimeve të kësaj agjencie se do kontaktojnë me operatorët e Finlandës rreth kësaj çështje, sot është konfirmuar rregullimi i këtij problemi dhe se Telia në webfaqen zyrtare ka rifreskuar çmimet ku thirrjet për në Kosovë tek kodi i ri +383 tashmë kushtojnë 1,62 € në minutë apo nga lidhja me 990 kushton 1,69 €/min ndërsa DNA ka thënë se edhe nga ne çmimet janë standarde por ende nuk kanë rifreskuar në webfaqen zyrtare.

Sa i përket operatorit Elisa, pritet që këto ditë të bëjë konfirmimin rreth çmimeve të sakta për thirrjet në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme