Zharku përuron ndërtimin e rrugës Transiti i Shtimes-Belincë

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 14:42 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë vizitoi Komunën e Shtimes, ku u prit nga kryetari i Komunës, Naim Ismajli, me të cilin bisedoi për infrastrukturën rrugore në këtë komunë, për arritjet e deritashme, projektet e reja infrastrukturore dhe për nevojat e komunës për vazhdimin e investimeve në këtë plan.

Pas takimit, ministri Zharku dhe kryetari i komunës, Ismajli, përuruan fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Transiti i Shtimes-Belincë, projekt ky që financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Kjo rrugë ka gjatësi prej 2.8 kilometrash, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e saj kap shumën prej 886 676 01 euro.

“Ne besojmë se ndërtimi i këtij transiti do të ndikojë që të lirohet komunikacioni, ndërsa në anën tjetër do të ndikojë që qytetarët, të cilët vijnë nga vende të tjera të qarkullojnë nëpër një rrugë të mirë. Ne kemi në plan që të vazhdojmë edhe me investime të tjera në vitet në vazhdim. Sot biseduam edhe për plane dhe investime të tjera, të cilat edhe më tutje do të përkrahen pa rezervë nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ministri Zharku.

lutfi-zharku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme