Zharku vizitoi punimet e asfaltimit të rrugëve në Kçiç të Vogël dhe Koshtovë

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 17:36 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizituan punimet e dy projekteve rrugore në komunën e Mitrovicës.

Fillimisht, ministri Zharku vizitoi fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës në fshatin Kçiç i Vogël, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 171 580 34 eurosh, me një gjatësi prej 1623 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.

Më pas, ministri Zharku vizitoi projektin tjetër infrastrukturor, asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën nacionale N2, i cili po ashtu, është financuar nga MI në vlerë prej 231 149 21 eurosh, me një gjatësi prej 1 656 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash.

Ministri Zharku theksoi përkushtimin e MI-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin.

Ministria e Infrastrukturës është duke financuar 70% të projektit për ndërtimin e rrugës në fshatin Vërmicë së bashku me komunën e Mitrovicës. Vlera e këtij projekti është 452 869 20 euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme