Kryetari i Federatës Sindikale të PTK-së, Lamih Balaj ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e djeshme para Qeverisë, ku kërkuan zhbllokimin e llogarive, përcjell Ekonomia Online.
Ndërsa, disa orë pas përfundimit të protestës, Dardafoni dhe Telekomi arritën marrëveshjen për zhbllokimin e xhirollogarive të punëtorëve të PTK-së.
Statusi i plotë i Balajt:
Të nderuar kolegë/e
Ju falenderojë secilin pjesëmarrës në protesten dhe greven, që Ne së bashku organizuam për mbrojtjen e Kompanisë tonë, pagave dhe vendeve të punës. Faleminderit!
Një falenderim të veçantë shkon për Policinë e Kosovës, që treguan mirëkuptim gjatë protestës.
Gjithëashtu, i falenderojë të gjithë akterët që kontribuan në një “zgjidhje”, që për Neve si FSP-PTK borgjin ndaj ish-Zmobile NUK e njohim dhe NUK do tê njohim asnjëhere!
Për çdo zhvillim rreth dhe për Telekomin, do t’ju mbajë të informuar!