Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se në 24 orët e fundit janë zhdukur dy vajza në Kosovë, njëra nga Fushë-Kosova dhe tjetra nga Shtimja.
Një vajzë nga fshati Bresje i Fushë-Kosovës raportohet të ketë dalë nga shtëpia dhe të mos dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas njoftimit të policisë, rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim
Ndëkaq, vajza tjetër e zhdukur është nga fshati Mollopolc i Shtimes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë rast.