Zhduken një djalë në Fushë-Kosovë e një vajzë në Gjakovë

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të zhdukjes janë raportuar brenda 24 orësh në Kosovë.

Një burrë nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ankuesi ka thënë se nuk e din se ku ndodhet djali i tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet djali i tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, rasti tjetër i zhdukjes është raportuar në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, një burrë nga ky qytet ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ankuesi nuk e din se ku ndodhet vajza e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme