Zhduket 15-vjeçari nga Drenasi, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, gjegjësisht stacioni në Drenas me datë 04 korrik ka pranuar një informacion për një person të zhdukur.

Që nga kjo datë nuk ka asnjë rezultat lidhur me gjetjen e këtij personi.

Prandaj policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë Shkelzim Zekaj, i cili është nga fshati Nekoc i Drenasit.

Shkelzimi ka lindur në vitin 2005, pra është 15-vjeçar.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme