Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Prishtinë | 28 Kor 2025 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij.

Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.

Kryetari i fshatit Reshat Selimi, ka thënë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.

Të ngjashme