Një i ri nga Lipjani është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ata e kanë lajmëruar rastin edhe në polici, pasi djali i tyre 23-vjeçar ka dalë nga shtëpia tash e katër ditë dhe më nuk është kthyer.
Para katër ditësh ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët ne 23-vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Poshtme e Lipjanit nuk kanë asnjë gjurmë nga ai që prej datës 12 të këtij muaji.
Ata kanë thënë se që nga e diela iu ka humbur kontakti me Shqipdonin.
“Shqipdoni është 23-vjeçar, afërsisht i gjatë 1.80 m. Nuk kemi kontakte me të që nga dita e diele me 12 tetor”, thonë familjarët.
Ata kanë treguar se zhdukjen e familjarit të tyre e kanë lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Këtë përveç familjarëve e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se rasti është paraqitur në stacionin policor në Lipjan para dy ditësh.
“Me datën 14 tetor rreth orës 17:00 në stacionin policor në Lipjan është raportuar për një person të zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me Prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq familjarët e 23-vjeçarit kanë vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit duke apeluar tek qytetarët se nëse e kanë parë apo e shohin Shqipdonin të thërrasin për t’u dhënë informata.
“Për çdo informatë ju lutemi na lajmëroni në këta numra të telefonit: 045 855 325, 049 155 625, 044 454 891 ose ndonjë nga numrat e policisë”, apelojnë familjarët.
E zhdukja e personave pa lënë asnjë gjurmë këtë vit ka shënuar rritje.
Në statistikat nga Policia e Kosovës për shtatë muajt e parë të vitit janë raportuar të zhdukur 132 persona, shkruan Gazeta Express.
Vetëm në muajin shkurt, ishin zhdukur dy vajza të reja brenda dy ditësh. Madje rastet e zhdukjes ishin raportuar nga prindërit e tyre, të cilët edhe publikisht kishin dalë duke bërë thirrje që vajzat e tyre të kthehen në shtëpi.