Është zhdukur një grua në Gjilan, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nga data 14 e këtij muaji nuk dihet për vendodhjen e saj.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjilan 14.07.2023-22:30. Ankuesi mashkull kosovar me 20.07.2023 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.