Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se një grua që nga dita e mërkurë është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se gruaja e zhdukur është me probleme psikike.
“Obiliq 05.05.2021 – 10:35. Është raportuar se viktima femër kosovare (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.