Zhduket një person në Obiliq, kërkohet ndihma e qytetarëve

Prishtinë | 19 Pri 2025 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një person është raportuar i zhdukur në Obiliq, sipas raportit të Policisë, rasti është paraqitur më 18 prill 2025, ndërsa personi është larguar nga shtëpia më 15 prill, rreth orës 15:00.

“Obiliq 15.04.2025-15:00. Më datë 18.04.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme