Një person nga Peja ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime”, thuhet nën njoftimin e policisë.