Një vajzë nga Komuna e Rahovecit është raportuar e zhdukur.
Rastin e ka paraqitur para dy ditësh në polici babai i saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vajza në fjalë dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Me 08.05.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.